Biletat për filmin shqiptar “Pushime për Tre” kanë dalë zyrtarisht në shitje! Komedia e re, e cila pritet të sjellë të qeshura dhe situata të papritura në ekranin e madh, do të nisë të shfaqet në kinema më 17 nëntor 2026.
Me regji të Redi Trenit, producente Rike Roçin dhe skenar të Edi Ogës, filmi ndërton historinë rreth tre çifteve, të cilat nisen për disa ditë pushimi, por planet për qetësi dhe relaks marrin një drejtim krejt të paparashikuar.
Ngjarjet zhvillohen në një hotel në Durrës, ku marrëdhëniet, sekretet dhe keqkuptimet mes personazheve kthehen në situata plot humor dhe të papritura.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë emra të njohur si Devis Muka, Rike Roçi, Salsano Rrapi, Juxhin Plovishti, Cubi Metkaj, Ervin Doko, Bieta Sulo, Bona Ostreni, Arbër Bala dhe Klementina Kondi.
Produksioni realizohet nga Nilor Film, me Latif Hasollin në drejtimin e fotografisë, Ervin Gonxhin për muzikën dhe Xhuljo Hotin si producent ekzekutiv.
“Pushime për Tre” vjen në kinema më 17 nëntor, ndërsa biletat tashmë janë në shitje. Përgatituni për një komedi ku pushimet nuk shkojnë aspak sipas planit!

