Policia e gjobiti dhe i hoqi patentën, Lediona provokon sërish, poston mbi një elefant: Po tani?

0
13
Screenshot

Gazetarja, Ledjona Xheladinaj, ka reaguar sërish për videon e saj mbi makinë, ku policia ka ndëshkuar pronarin e automjetit, shtetasin L. B., me një gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Xheladinaj ka postuar një tjetër video, e gjeneruar me inteligjencë artificiale, kësaj here sipër një elefanti, duke drejtuar pyetjen: “Po tani”?.

Kujtojmë se ish-banorja e “BBVA 3”, dy ditë më parë ka postuar një video, ku ka qenë sipër një makine, por sipas hetimeve nuk i përkiste gazetares. Gjobën për këtë shkelje e mori pronari i automjetit, shtetasi me iniciale L.B  me një gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.

Policia e gjobiti dhe i hoqi patentën, Lediona provokon sërish, poston

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here