Gazetarja, Ledjona Xheladinaj, ka reaguar sërish për videon e saj mbi makinë, ku policia ka ndëshkuar pronarin e automjetit, shtetasin L. B., me një gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Xheladinaj ka postuar një tjetër video, e gjeneruar me inteligjencë artificiale, kësaj here sipër një elefanti, duke drejtuar pyetjen: “Po tani”?.
Kujtojmë se ish-banorja e “BBVA 3”, dy ditë më parë ka postuar një video, ku ka qenë sipër një makine, por sipas hetimeve nuk i përkiste gazetares. Gjobën për këtë shkelje e mori pronari i automjetit, shtetasi me iniciale L.B me një gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.


