Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar me dhimbje të thellë pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, i cili ishte edhe daja i saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të afërt.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir!”, shkruan Elsa Lila në mesazhin prekës.
Këngëtarja ka bërë gjithashtu të ditur se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet pranë Funeral Alba 2000, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin përshëndetjen e fundit.

