Elsa Lila reagon e tronditur për ndarjen nga jeta të dajës së saj, avokatit Saimir Vishaj: Nuk mendoja kurrë që do ta ndaja këtë lajm!

0
18
Screenshot

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar me dhimbje të thellë pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, i cili ishte edhe daja i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të afërt.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir!”, shkruan Elsa Lila në mesazhin prekës.

Këngëtarja ka bërë gjithashtu të ditur se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet pranë Funeral Alba 2000, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin përshëndetjen e fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here