Modelja e njohur Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh tejet emocionues për qenushen e saj, Lola, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që po përjeton.
Përmes një postimi në Instagram, Oriola ka treguar se po kalon një periudhë të vështirë, teksa i drejtohet qenushes së saj me fjalë që dëshmojnë lidhjen e veçantë që ka me të.
“Nuk e di nëse je e sigurt, Lola ime, dhe kjo po më shkatërron shpirtin”, shkruan modelja, duke shprehur shqetësimin për të dhe duke treguar se mungesa e saj ka lënë një boshllëk të madh.
Oriola rrëfen se pas kësaj mungese qëndron një zemër që po thyhet çdo ditë, një familje që e pret dhe një nënë që nuk po gjen qetësi as për një sekondë. Ajo thekson se dëshira e saj e vetme është të dijë se Lola është mirë dhe ta mbajë sërish pranë vetes.
Në mesazhin e saj prekës, modelja u bën thirrje edhe atyre që mund të dinë diçka për qenushen që të zgjedhin njerëzoren dhe të mos qëndrojnë indiferentë.
“Lola ime, kudo që të jesh, mami nuk do të ndalojë kurrë së të kërkuari”, përfundon Oriola, duke e shoqëruar dedikimin me një zemër të kuqe.





