Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, mund ta themi me bindje të plotë se është Mateo dhe Brikena. Çifti i cili pas daljes së tyre nga Big Brother Vip, kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre, duket se tanimë kanë gjetur “paqe”, madje-madje deri në atë pikë sa dhe u kanë prezantuar njëri-tjetrit familjet e tyre.
Ka qenë, Brikena ajo e cila së fundmi ka postuar një foto ku shihet krah prindërve të saj dhe Mateos.
“Perfect day with my family”, shkruan ajo, duke etiketuar Mateon dhe duke e shoqëruar postimin me një zemër të kuqe.
Pikërisht përdorimi i fjalës “familja ime” ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi tregon afrimitetin e Brikenës me njerëzit më të afërt të partnerit të saj.
Historia e Brikenës dhe Mateos ka pasur disa ulje-ngritje pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”. Në qershor Brikena kishte deklaruar se ata nuk ishin më bashkë, por më pas dyshja u rikthye pranë njëri-tjetrit dhe gjatë verës publikuan sërish momente romantike së bashku.
Afrimi mes familjeve duket se ka qenë i ndërsjellë. Në fund të gushtit, Mateo ishte i pranishëm në një ceremoni familjare të Brikenës, ndërsa raportimet e asaj kohe e konsideruan këtë si një tjetër sinjal se marrëdhënia e tyre ishte stabilizuar.






