Pak ditë më parë, deputetja e qarkut të Elbasanit, Sara Mila, në një intervistë televizive u shpreh se Edi Rama është kryeministri më i mirë I të gjitha kohërave, duke përdorur një shprehje që vetë e pranoi se nuk i dinte kuptimin. “Me rregull treshi, Edi Rama është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave”, tha Mila, ndërsa kur u pyet nga moderator për kuptimin e shprehjes së rregullit të treshit, nxitoi të thoshte se nuk ishte e mirë në matematikë.
Por për t’i rikujtuar njohuritë e harruara nga shkolla, duket se është kujdesur blogerja Dea Mishel, përmes një video të postuar në rrjetet sociale. Përmes çmimit të një sufllaqeje, simbol që përdoret shpesh për të ironizuar militantët e partive politike, Michel i ka shpjeguar Milës, se si nxirret e panjohura e rregullit të treshit në matematikë.
Ndërkohë që blogerja, e njohur për qëndrimet e saj në mbështetje të protestës së Flamingove, ka pasur dhe një mesazh më të drejtpërdrejtë ndaj deputetes, teksa shprehet:
Rregullin e treshit që të jetë më i kuptueshëm për disa do ta shpjegoj me sufllaqe… Një pyetje për ju ndjekësit e mi, sa sufllaqe duhen për ti lëpirë të pasmet kryeministrit, të ndenjurat mender jush.
Më tej, ajo shkruan në postimin e saj: Tani, pse duhet të dalësh dhe të pranosh që s’di matematikën e klasës së katërt, kur e di që unë jam diku duke parë? Servilizmi duket se është faktori i vetëm që i mban politikanët tanë në pushtet.
Punimet në Zvërnec po vazhdojnë. Është kjo qeveri që ka marrë vendimet për të shkatërruar pasuritë tona kombëtare. Nëse jeni OK me këtë… OK. Në të kundërt, protesta vazhdon sot në shesh, si çdo ditë. Unë do t’u sugjeroja edhe politikanëve të ndalojnë së e bëri veten qesharakë dhe të vijnë në anën e duhur të historisë.





