Wednesday, September 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Videot intime me kompozitorin Adrian Hila, reagon gazetari: Dy prej vajzave kanë tentuar të vrasin veten, të gjejnë forcë dhe ta denoncojnë

Gazetari Olti Curri ka reaguar në lidhje me videot intime që po shpërndahen dhe rishpërndahen gjerësisht ditën e sotme në rrjetet sociale, ËhatsApp dhe Telegram, por edhe në media online, ku kompozitori Adrian Hila shfaqet në momente intime me disa prej vajzave të shoëbizit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Curri ka bërë me dije se nga informacionet që ai disponon, dy prej vajzave kanë tentuar t’i japin fund jetës. Gazetari shprehet se viktimat e këtyre videove janë pikërisht vajzat dhe gratë që shfaqen në to, të cilat tashmë rrezikojnë të përballen me komente, ofendime dhe presion të madh publik.

Ai u bën thirrje atyre që të denoncojnë personin që ka regjistruar materialet pa dijeninë e tyre, ndërsa apelon edhe për sensibilizimin e publikut që videot të mos vijojnë të shpërndahen, pasi intimiteti i një personi nuk duhet të kthehet në spektakël.

Reagimi i plotë:

-Viktimat e videove porno jane femrat te cilat nuk e kane ditur qe po xhirohen dhe materialet e tyre intime sot jane ne duart e publikut.

-Publiku qe i njeh nga ekrani normalisht do komentoje, analizoje, shaje apo mbroje sipas ndjeshmerise personale dhe normalisht edhe do komentojne me shaka. Kur je pjese e industrise se shoëbizit kjo gje eshte e pritshme dhe e ditur.

-Duhet te gjejne forcen dhe ta denoncojne personin qe ka regjistruar intimitetin e tyre ne padijeni.

-Mes te tjerash duhet te kerkojne edhe zhdemtim material sepse karriera e tyre rrezikon seriozisht dhe nuk dihet kur do mund te punojne qe te ushqehen.

-Duhet te marrin ndihme urgjente nga psikologet dhe psikiatret sepse mesa di prej miqve te perbashket dy prej tyre kane te tentuar vetvrasjen dhe miq dhe familjare po i qendrojne 24/24 prane per ti shpetuar jeten.

-Opinioni publik duhet te sensibilizohet dhe videot te mos perhapen sepse intimiteti njerezve nuk eshte spektakel dhe shperndarja e videove rendon sitiaten.

-Miq dhe familjare te tyre te perpiqen t’ja lehtesojne situaten duke shpresuar dhe lutur qe çudia e madhe te zgjase tre dite. Edhe pse perjetimi ne situata te tilla eshte shume personal dhe si e perjeton njeri nuk e perjeton tjetri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles