Brikena Selmani dhe Mateo kanë një anëtare të re në familje. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka prezantuar në rrjetet sociale qenushën e vogël, e cila quhet “Diva”.
Brikena ka publikuar një fotografi ku Mateo shfaqet me vogëlushen në krahë, duke treguar se ajo tashmë është bërë pjesë e shtëpisë së tyre.
Vetë Brikena ka zbuluar edhe historinë pas emrit të qenushes, duke treguar se ishte partneri i saj ai që bëri zgjedhjen.
“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, shkroi ajo krahas fotografisë së publikuar në Instagram.
Ky moment vjen pas një periudhe me shumë zhvillime në marrëdhënien e çiftit. Historia e Brikenës dhe Mateos mori vëmendje gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa pas përfundimit të programit të dy kaluan edhe një periudhë të ndarë.
Megjithatë, lidhja e tyre nuk përfundoi aty. Çifti u rikthye së bashku dhe duket se po ndërton një tjetër kapitull në marrëdhënien e tyre.
Pak ditë më parë, pas qëndrimit të Brikenës në Itali pranë familjes së saj, Mateo e priti në Shqipëri me lule dhe një letër romantike, duke i dhënë një tjetër moment të ëmbël historisë së tyre.
Tashmë, “Diva” duket se është surpriza e radhës në jetën e çiftit, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.






