Joz Marku është rikthyer në rrjetet sociale pas një periudhe mungese, duke zgjedhur të publikojë një mesazh me tone reflektuese dhe personale në Instastory.
Përmes një fotografie, Marku ka ndarë disa fjalë që flasin për forcën për të vazhduar përpara edhe në momente të vështira, duke iu referuar një “dielli” që, sipas tij, e shoqëron kudo dhe i ndriçon rrugën.
“Ka një diell që më shoqëron kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, shkruan ai.
Mesazhi është publikuar në një moment kur emri i Joz Markut është rikthyer në vëmendje pas një periudhe të përfolur në media. Kujtojmë se ai u arrestua pas një episodi dhune të raportuar ndaj Eduart Kuçit.
Pas ngjarjes, Marku kishte qëndruar larg postimeve publike, ndërsa rikthimi i tij në Instagram është shoqëruar me një mesazh që duket se përcjell një ndjesi reflektimi dhe optimizmi.
Pa dhënë detaje të tjera për situatën apo për periudhën që ka kaluar, ai ka zgjedhur t’u drejtohet ndjekësve me një mesazh të shkurtër, por domethënës, duke e mbyllur me fjalët: “Ju dua”.




