Monday, September 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Alba Pollozhani “arratiset” në Stamboll, sqaron foton me gotën e “verës”: Lëng rrushi

Alba Pollozhani ka zgjedhur Stambollin për një arratisje të shkurtër mes angazhimeve të saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një album fotosh nga qëndrimi në qytetin e madh, duke shkruar:

“Një fundjavë në arratisje, në mes të punëve, në një qytet të madh si Stambolli… vendi perfekt për të pushuar. Until next time…”

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një fotografi ku Alba shfaqet me një gotë që ngjan me verë. Për të shmangur keqkuptimet, ajo ka sqaruar në postim: “Ps. Gota lëng rrushi”.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, Alba kishte shprehur dëshirën për t’u mbuluar, një zgjedhje personale për të cilën kishte folur publikisht gjatë qëndrimit në reality show.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles