Blerta Çelaj dhe Bernard Lazi mund të jenë dy prej emrave që do të shohim në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.
Sipas “Prive By LS”, Blerta dhe Bernardi janë mes personazheve të synuar për kastin e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Emrat e tyre raportohet se kanë qenë pjesë e bisedimeve për sezonin e ri.
Nëse marrëveshja konkretizohet, Blerta dhe Bernardi do t’i bashkoheshin formatit si një çift që tashmë e ka bërë publike marrëdhënien dhe planet për të ardhmen së bashku.
Megjithatë, bisedimet për kastin zhvillohen disa muaj përpara nisjes së formatit dhe pjesëmarrja e tyre nuk është konfirmuar ende as nga çifti dhe as nga produksioni.
Mbetet për t’u parë nëse negociatat do të përfundojnë me hyrjen e Blertës dhe Bernardit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, apo emrat e tyre do të mbeten vetëm në listën e personazheve të kontaktuar për këtë edicion.




