Vajza e vogël e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, Ana, po feston sot ditëlindjen e saj të 7-të.
Në këtë ditë të shënuar për familjen, artisti ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar publikisht më të voglën e shtëpisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ermali ka ndarë një imazh mjaft të ëmbël të Anës, ku ajo shihet e ulur në një kolltuk rozë duke mbajtur në krahë një mace të vogël.
Krahas fotos, këngëtari ka bërë një dedikim mjaft të bukur: “Urime energjia e shtëpisë ditëlindjen, lumi na për ty, të duam krejt”.
Kjo ditë e veçantë, sjellë mjaft gëzim në familjen Fejzullahu, ndërsa postimi i Ermalit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët kanë përcjellë urimet më të ngrohta për Anën e vogël.





