Friday, September 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Egzoni flet për herë të parë për dhimbjen pas humbjes së Laurentit

Kanë kaluar disa javë nga vdekja e Laurent Krasniqit, por për mikun e tij të afërt, Egzon Sahitin, dhimbja vazhdon të jetë e freskët.

Egzoni, i cili prej asaj kohe është tërhequr nga përmbajtja që zakonisht sillte në rrjetet sociale, ka thyer heshtjen duke iu përgjigjur një mesazhi të ardhur nga një ndjekës.

“Vllaqko, dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve, po kena nevojë si popull për buzëqeshjen e juve”, i shkruante ndër të tjera ndjekësi, duke e inkurajuar që me kohë t’i rikthehet përditshmërisë.

Egzoni ka zgjedhur t’i përgjigjet me vetëm pak fjalë, por që tregojnë shumë për atë që po kalon.

“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.

Laurenti u nda nga jeta në fillim të shtatorit, ndërsa miqësia e tij me Egzonin ishte e njohur edhe për publikun. Dyshja shfaqeshin shpesh bashkë dhe kishin ndarë jo vetëm momente para kamerave, por siç tregon tani Egzoni, edhe plane që nuk arritën t’i realizonin.

Kjo është hera e parë që ai flet kaq drejtpërdrejt për boshllëkun që i ka lënë humbja e mikut të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles