Data 12 shtator ishte një ditë e veçantë dhe e paharrueshme për familjen e Stefi Priftit. Vajza e tij e vogël, Joana, u fejua me Emilio, djalin që ajo kishte zgjedhur prej kohësh për të ndarë jetën.
Ka qenë vetë Stefi Prifti ai që ka ndarë me ndjekësit emocionet e kësaj dite të veçantë, duke treguar se familjet zgjodhën të respektonin traditat shqiptare.
“Të më trashëgohesh, zemra e babit Joanka. Jetë të lumtur Emilio dhe Joana!”, shkruan Stefi, duke shprehur gjithë dashurinë dhe emocionin për vajzën e tij.
Ai ka publikuar gjithashtu disa fotografi nga ceremonia, duke sqaruar se për shkak të kufizimit të Instagramit për numrin e fotove, në këtë postim ka zgjedhur të prezantojë krushqit e rinj, ndërsa në postimin e radhës do të ndajë momente me të gjithë të pranishmit që e bënë këtë ditë edhe më të bukur për familjen.




