Sipas raportimeve të fundit nga Zvicra, situata e Granit Xhakës në lidhje me falsifikimin e certifikatës për vaksinimin kundër COVID-19, ka kaluar çdo limit.
Gjiganti helvet “Blick”, bën të ditur se mesfushori shqiptar rrezikon deri në 5 vjet burg, dënim ekstrem, çka do t’i jepte fund karrierës për kapitenin e Zvicrës dhe mbylljen me “njollë”.
Gjithsesi, asnjë vendim nuk është marrë, pasi ka nisur vetëm procedimi për të verifikuar këto pretendime apo hedhur poshtë.




