Tuesday, September 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një ditë para verdiktit, bashkëshortja e Rexhep Selimit me mesazh të fortë për të

Shqipe Mehmeti-Selimi ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, nga Haga, një ditë para shpalljes së vendimit përfundimtar.

Krahas fotografisë, ajo ka ndarë edhe një mesazh të fortë, përmes të cilit shpreh bindjen për fitoren.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Bashkëshortja e 10-shit kishte udhëtuar dje drejt Hagës, në pritje të vendimit të gjykatës, e cila po gjykon Rexhep Selimin së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte.

Vendimi përfundimtar për ta pritet të shpallet nesër, më 16 shtator, pothuajse gjashtë vjet pasi ish-krerët e UÇK-së u arrestuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles