G Bani ka rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes një nga momentet më të bujshme të “Big Brother VIP Albania 4”, duke kujtuar incidentin e ndodhur mes Gjestit dhe Jozit.
Përmes një postimi në InstaStory, G Bani ka ndarë një video nga momenti kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit.
Duke komentuar pamjet, G Bani ka shprehur pendesë për qëndrimin e mbajtur në atë kohë ndaj Jozit, duke u shprehur se videon e kishte parë më vonë.
“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video. Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!” shkruan ai.
Kujtojmë se Jozi së fundmi u përfshi në një incident me Eduard Kuçin dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Edhe në lidhje me këtë ngjarje, G Bani ka mbajtur anën e Jozit duke e mbështetur publikisht.




