Monday, September 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Këtë, e kam jetë të dytë”, gazetari Bledi Strakosha flet për sëmundjen e tij: Është vdekjeprurëse, 50% e njerëzve nuk arrijnë as të…

“Isha me fakt, këtë e konsideroj jetë të dytë”,kështu është shprehur pasditen e kësaj të hëne, moderatori dhe gazetari Bledi Strakosha, i cili jo më larg se dy ditë më parë ndau me ndjekësit kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar përgjatë këtyre 12 ditëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Strakosha rrëfeu se krejt papritur pësoi një hemorragji cerebrale, e cila njihet nga të gjithë si një sëmundje vdekjeprurëse. I përlotur, por edhe falenderues, gazetari tregoi se pas qëndrimit në spital, tani është ende në fazë rikuperimi dhe e konsideron veten me fat që ia doli të mundte këtë sëmundje e cila kaplon trupin e njeriut krejt papritur dhe pa kuptuar.

“Kam humbur në peshë, por kjo nuk bën përshtypje se unë gjithmonë kam qenë pak elegant. E ndjej trupin pak të lodhur, pra nuk kam energjinë e dikurshme se akoma po rikuperohem. Sepse ishte dhe tronditëse, gjithçka ndodhi shumë shpejt mund të them që isha me fat që këtë tani e konsideroj një jetë të dytë. Sepse ajo çka mu tha edhe në spital fatkeqësisht 50% e njerëzve që ju ndodh aneurizmi apo hemoragjia cerebrale nuk arrijnë as të..më erdhi në tru…është nurizëm. Është vdekjeprurës”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles