Thursday, September 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sara feston 30-vjetorin, Bardhi e uron me fjalë zemre: Të dua përjetësisht, edhe në botën tjetër!

Sara Gjordeni ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi i partnerit të saj, Bardhit, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Çifti, i cili tashmë janë prindër të një vajze, po përjeton një tjetër moment të veçantë në familjen e tyre, pasi janë në pritje të fëmijës së dytë.

Me rastin e ditëlindjes së Sarës, Bardhi ka zgjedhur ta urojë me fjalë të ndjera, duke i shprehur dashurinë dhe duke i uruar që gjithmonë ta shohë të lumtur e të suksesshme.

“Unë gjithmonë du me t’pa veç tu keshë, e tu pas suksese në jetë, qashtu qysh e meriton ti. Të du përjetësisht, edhe n’botën tjetër! Happy birthday, jet @saragjordeni”, ka shkruar Bardhi.

Një urim plot dashuri për Sarën, teksa çifti po shijon një tjetër kapitull të bukur familjar, në pritje të ardhjes në jetë të bebit të tyre të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles