Benardi Lazri feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi romantik nga partnerja e tij, Blerta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blerta ka ndarë një dedikim plot dashuri për Benardin, duke e cilësuar atë si qetësinë dhe vendin e saj të sigurt.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë time. Qetësia ime, vendi im i sigurt dhe bekimi më i madh i jetës time. Të dua më shumë seç fjalët mund të thonë”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar urimin me një foto të çiftit.
Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë. Pak kohë më parë, Benardi i propozoi Blertës për martesë në një moment romantik, ndërsa ajo nuk hezitoi të thoshte “Po”, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt martesës.
Tashmë, teksa dashuria e tyre vijon të forcohet, urimi i Blertës për ditëlindjen e Benardit dëshmon edhe një herë lidhjen e veçantë që ata ndajnë.




