Monday, August 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kur të thashë ‘PO’ bëra bingo”, ministri Toni Gogu dhe partnerja e tij e jetës festojnë 29-vjetorin: Gëzuar përvjetorin dashuri

Kjo ditë e nxehtë gushti prej 29 vitesh tanimë është festë në familjen e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ai dhe bashkëshortja e tij, Edi, çdo 24 gusht festojnë për dashurinë e tyre.

E në këtë ditë kaq speciale ministri Gogu, të cilin rrallëherë e kemi parë të shfaqet në publik jashtë kornizave të politikanit, ka ardhur me disa fjalë zemre pikërisht për dashurinë e tij, Edin. Vajzën të cilës 29 vite i parë i tha po dhe ka qenë “bingo” e jetës së tij.

“Edi Gogu , 29 vjet më parë, kur të thashë “po, dua”, bëra bingo. Ende më mahnit dashuria jote e pasosur. Stili yt që çdo vend  na e kthen në fole dashurie është i magjishëm. Gëzuar përvjetorin, Dashuri. Sot do thoshja përsëri me të njëjtin padurim “Po, dua””, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles