Monday, August 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Labinot Tahiri i bën fjalët vepra, i dorëzon djalit të Shpat Kasapit 5 mijë euro, një pjesë e parave u dhuruan nga 2 Ton

Data e sotme përkon me ditën kur këngëtari i mirënjohur shqiptar Labinot Tahiri paralajmëroi se do t’i dorëzonte djalit të Shpat Kasapit, një shumë të mbledhur parash, si një ndihmë financiare, nismë e marrë prej tij për të mundësuar më të mirën për Roelin e vogël.

Përmes një postimi të bërë pasditen e sotme Labinoti na zbuloi se ai i ka dhënë Roelit sot 4 mijë eurot e siguruara nga ai dhe 1 mijë euro të dhuruara nga artisti i njohur me emrin 2 Ton, në total 5 mijë euro.

“Sot ia deponova 5000€, 4000 nga unë dhe 1000€ nga Artisti 2 Ton.  Faleminderit shumë edhe 2 Tonit, dhe dy familjeve në dy dasma” shkruan Labinot Tahiri në postimin e ndarë ditën e sotme në Instagram.

Po ashtu, Labinoti bën thirrje që të gjithë shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë në të mirën e djalit të artistit të shumënjohur për shqiptarët, jeta e të cilit u përmbyll në fundin e muajit nëntor që lamë pas, në mënyrë tragjike, për shkak të një arresti kardiak.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

I PERKAS SHQIPTARIT QE E MBAN FJALËN, SE ASHTU ME MËSUAN GJYSHERIT E MI DHE SHQIPTARËT E TRADITES.

Gjithmonë me Zotin dhe dashamirët mbrapa Roelit të Shpatit me vepra. 

Sot ia deponova 5000€, 4000 nga unë dhe 1000€ nga Artisti 2 Ton.

Faleminderit shumë edhe 2 Tonit, dhe dy familjeve ne dy dasma.

Ju te tjerët mund ti depononi këtu kurdo qe keni mundesi. Artista; Kenget kendojani por edhe depononi mjete derisa te rritet Roeli sepse ai dhe zonja Selvie e Shpatit ka nevoj per mjete

Për kritikët, nuk quditem sepse ka nga ata që e kritikojne nanë Terezën, por ajo thoshte: vepra te vogla por me dashuri te madhe. 

Mbase asgje nuk po funksionon në Kosovë, bile traditen e bamiresise mos ta harrojmë.

Nese nesër femijet e mi kanë nevoj për ju nëse unë vdes, e di mirë që populli im është me zemer sa i gjithë planeti. Prandaj unë besoj ne popullin tim shqiptar dhe në dorën e tyre bujare.

ROEL TË DO XHAXHI LABI. 

Labi

Me dashuri, Labi , Kosovë e Shqipërise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles