Data e sotme përkon me ditën kur këngëtari i mirënjohur shqiptar Labinot Tahiri paralajmëroi se do t’i dorëzonte djalit të Shpat Kasapit, një shumë të mbledhur parash, si një ndihmë financiare, nismë e marrë prej tij për të mundësuar më të mirën për Roelin e vogël.
Përmes një postimi të bërë pasditen e sotme Labinoti na zbuloi se ai i ka dhënë Roelit sot 4 mijë eurot e siguruara nga ai dhe 1 mijë euro të dhuruara nga artisti i njohur me emrin 2 Ton, në total 5 mijë euro.
“Sot ia deponova 5000€, 4000 nga unë dhe 1000€ nga Artisti 2 Ton. Faleminderit shumë edhe 2 Tonit, dhe dy familjeve në dy dasma” shkruan Labinot Tahiri në postimin e ndarë ditën e sotme në Instagram.
Po ashtu, Labinoti bën thirrje që të gjithë shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë në të mirën e djalit të artistit të shumënjohur për shqiptarët, jeta e të cilit u përmbyll në fundin e muajit nëntor që lamë pas, në mënyrë tragjike, për shkak të një arresti kardiak.
Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:
I PERKAS SHQIPTARIT QE E MBAN FJALËN, SE ASHTU ME MËSUAN GJYSHERIT E MI DHE SHQIPTARËT E TRADITES.
Gjithmonë me Zotin dhe dashamirët mbrapa Roelit të Shpatit me vepra.
Sot ia deponova 5000€, 4000 nga unë dhe 1000€ nga Artisti 2 Ton.
Faleminderit shumë edhe 2 Tonit, dhe dy familjeve ne dy dasma.
Ju te tjerët mund ti depononi këtu kurdo qe keni mundesi. Artista; Kenget kendojani por edhe depononi mjete derisa te rritet Roeli sepse ai dhe zonja Selvie e Shpatit ka nevoj per mjete
Për kritikët, nuk quditem sepse ka nga ata që e kritikojne nanë Terezën, por ajo thoshte: vepra te vogla por me dashuri te madhe.
Mbase asgje nuk po funksionon në Kosovë, bile traditen e bamiresise mos ta harrojmë.
Nese nesër femijet e mi kanë nevoj për ju nëse unë vdes, e di mirë që populli im është me zemer sa i gjithë planeti. Prandaj unë besoj ne popullin tim shqiptar dhe në dorën e tyre bujare.
ROEL TË DO XHAXHI LABI.
Labi
Me dashuri, Labi , Kosovë e Shqipërise.





