Friday, August 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Zemra mu ma don’, Leo vjen krah Lelës në projektin e ri

Leo ka publikuar të plotë në YouTube këngën e tij më të re me titull “DON”, projekt që po komentohet jo vetëm për muzikën, por edhe për rikthimin e tij me Lelën.

Pas sinjaleve të ditëve të fundit, tashmë gjithçka është bërë edhe më e qartë me paraqitjen e Lelës në videoklipin e ri të Leos. Në një prej vargjeve të këngës, Leo këndon edhe “zemra mu ma don”, detaj që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e çiftit.

Rikthimi i dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme në rrjete sociale. Vetëm videoja paralajmëruese e publikuar dje në formën e një Reels-i ka kaluar shifrën e 1 milion shikimeve, duke dëshmuar interesin e madh që vazhdon të ketë historia e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles