Ashtu siç raportuam javë më parë në Prive By Liberta Spahiu, DJ Gimbo dhe Adelina Ismaili kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor.
Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Dyshja kanë publikuar fotografitë e para së bashku, duke konfirmuar se kënga e tyre është rrugës.
“Janane, po vjen”, ka shkruar Gimbo krahas fotografive, duke zbuluar kështu edhe atë që duket të jetë titulli i projektit.
Fotografitë sjellin Adelinën me një paraqitje të kuruar me elemente tradicionale të kombinuara me një stil modern, ndërsa krah saj shfaqet Gimbo.
Bashkëpunimi kishte ngjallur interes që në momentin kur u mësua për herë të parë, ndërsa tashmë mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy artistët me “Janane”.





