Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xhodis Skura, ka ndarë me ndjekësit një moment tepër prekës, teksa ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e lindjes së tij.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Xhodis shfaqet me lot në sy dhe me një buqetë me lule të bardha në duar, ndërsa viziton varrin e të atit. Krahas pamjeve emocionuese, ajo ka shkruar disa fjalë që kanë prekur ndjekësit:
“Është ajo ditë e vitit ku njeriun më të shtrenjtë të jetës nuk ke mundësi ta përqafosh e t’i thuash: ‘Babi, gëzuar ditëlindjen.’”
Me këtë dedikim të ndjerë, ish-banorja e BBVA ka treguar se mungesa e të atit vijon të jetë një plagë e hapur, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrën e saj.





