Tuesday, August 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Labinot Tahiri mban fjalën e dhënë, më 10 gusht do i dorëzojë djalit të Shpat Kasapit 5 mijë euroshin e parë

Ashtu siç dhe e bëri me dije para afro një muaj, këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar së fundmi se do i dhurojë djalit të Shpat Kasapit 5 mijë eurot e para.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, Tahiri njoftoi se më 10 gusht do i japë Roelit të vogël një shumë prej 5 mijë eurosh, ndërsa ka theksuar se ndihma e tij financiare për djalin e mikut të tij, nuk do mbarojë me kaq.

“Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhënë duhet të mbahet”, shkroi këngëtari në reagimin e tij, duke shtuar se çdo fëmijë meriton mundësi më të mira në jetë.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit: 

Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani. Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhanë duhet me u mbajt.

Prej kësaj shume, 600€ janë nga familja e Denisit nga Gllogjani, të cilët atë natë në dasmë, më 29 korrik, ia dhuruan me zemër. Respekt e Zoti i shpërbleftë për këtë gjest.

Edhe një obligim tjetër e kam ndaj Roelit. Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do t’ia siguroj një shumë të madhe parash që t’i shërbejë për tanë jetën e tij dhe më mos te ketë situata te pa lakmueshme zonja Selvie dhe familja e Shpatit. Kujt i mundon ky veprim i imi le ta di që unë mireem me kete punë prej qe jam dale në rruge duke berë zgjidhje. Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë.

Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare. Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë. Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb.

Me respekt,

Labi, Kosovë e Shqipërise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles