Tuesday, August 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

10 vite bashkë dhe me dy fëmijë, Elita Rudi dedikim romantik për Gjikon: Personi im i preferuar

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale me një dedikim të veçantë për partnerin e saj, reperin Gjiko, me rastin e 10-vjetorit të lidhjes së tyre.

Përmes një postimi në Instagram, Elita publikoi disa fotografi dhe video të realizuara ndër vite, ku shfaqet pranë Gjikos në momente të lumtura dhe plot dashuri.

Krahas tyre, ajo shkroi një mesazh të shkurtër, por domethënës: “10 vite më vonë, akoma personi im i preferuar”.

Elita dhe Gjiko janë një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare.

Gjatë këtyre dhjetë viteve ata kanë ndërtuar jo vetëm një histori të gjatë dashurie, por edhe një familje të bukur.

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijët, Zëri dhe Bota, të cilët zënë një vend të veçantë në jetën e tyre.

Edhe pse të angazhuar në karrierat e tyre, Elita në televizion dhe Gjiko në muzikë, vazhdojnë të gjejnë kohë për familjen dhe herë pas here ndajnë me publikun momente nga përditshmëria e tyre, duke dëshmuar se mbështetja dhe dashuria reciproke mbeten baza e marrëdhënies së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles