Thursday, July 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dhunimi i 2 vjeçarit nga edukatorja pasi nuk flinte gjumë, Einxhel Shkira e revoltuar: Meriton burg dhe pak e ka!

Arrestimi i edukatores, e cila akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar në një kopsht në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes personazheve publikë që kanë reaguar është edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila, si nënë e dy fëmijëve, ka shprehur revoltën e saj për ngjarjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Einxhel ka shpjeguar edhe arsyen pse nuk i dërgon fëmijët në çerdhe apo kopsht, duke kritikuar mungesën e kritereve në përzgjedhjen e stafit.

“E më thonë pse s’i çon fëmijët në kopsht/çerdhe! Se për edukatore kanë marrë gra e vajza që nuk e bëjnë atë punë nga dëshira, por nga halli, sepse u duhet një copë rrogë. Se edukatoret nuk kanë nerva të merren me fëmijët dhe s’kanë as vetë ndonjëfarë edukate apo njohurie që të edukojnë fëmijën tim”, shkruan ajo.

Moderatorja thekson se nuk dëshiron të përgjithësojë, duke shtuar se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi edukatoret, por edhe mbi institucionet që punësojnë staf pa kriter.

“Absolutisht nuk dua të përgjithësoj dhe në këtë pikë nuk është faji i këtyre grave, por i këtij lloj biznesi që është hapur si kërpudhat dhe punësojnë pa asnjë lloj kriteri, duke mashtruar prindërit me kushtet e mira dhe çmimet sikur po paguajnë për ta çuar fëmijën në kolegj, jo në kopsht”, vijon ajo.

Në fund të reagimit të saj, Einxhel Shkira shpreh zemërimin ndaj edukatores së arrestuar, duke u ndalur te sakrificat që bëjnë prindërit për të siguruar kujdesin e fëmijëve.

“S’di a e pyet veten ajo njëherë sa nerva e durim kanë ata prindër që punojnë gjithë ditën për ta paguar atë rrogën e saj?! Tipja meriton burg dhe pak e ka!”, përfundon moderatorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles