Thursday, July 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Të fala nga 006-ta”, mesazhi i koduar i Mirit për Rogertin? Dhelpra kur nuk i kapi rrushin…

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Miri, ka tërhequr vëmendjen me një InstaStory të publikuar së fundmi, ku ka ndarë një mesazh që është interpretuar gjerësisht nga ndjekësit.

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushin sigurisht që ishte prishur. Kështu që thuajini me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp. Të fala nga 006-ta”, shkruan ai në postimin e tij.

Edhe pse Miri nuk përmend asnjë emër, ndjekësit kanë nisur menjëherë të aludojnë se mesazhi mund të jetë një reagim ndaj Rogertit. Kjo vjen pasi ky i fundit, në një deklaratë të bërë së fundmi, u shpreh se një nga qëllimet e tij gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP Albania ishte që Miri të mos shpallej fitues.

Deri më tani, as Miri dhe as Rogerti nuk kanë dhënë sqarime të tjera lidhur me këtë situatë, ndërsa postimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles