Sunday, July 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas Sinanit, Yll Limani surprizon edhe me Eliza Hoxhën në natën finale të koncertit

Yll Limani ka përmbyllur me sukses të jashtëzakonshëm edhe natën e dytë të koncertit të tij në Prishtinë, duke i dhuruar publikut një tjetër mbrëmje plot emocione, muzikë dhe atmosferë elektrizuese.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Eliza Hoxhës, e cila iu bashkua artistit për interpretimin e hitit të saj të njohur “Kthehu”. Dueti u prit me duartrokitje të gjata dhe u shndërrua në një nga pikat kulmore të koncertit.

Ndërkohë, në natën e parë, surpriza për publikun ishte legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, i cili ndau skenën me Yll Limanin dhe solli një atmosferë nostalgjie e feste.

Përgjatë dy netëve, dhjetëra mijëra qytetarë mbushën hapësirën e koncertit në kryeqytet, duke kënduar në një zë hitet e artistit dhe duke krijuar një atmosferë që do të mbahet mend gjatë.

Me dy koncerte të realizuara para një audience masive dhe me mysafirë specialë që i dhanë edhe më shumë vlerë spektaklit, Yll Limani konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm të skenës shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles