Brikena Selmani, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie të re.
Në foto, Brikena shfaqet e buzëqeshur krah një mashkulli, duke bërë që në pamje të parë të lindë menjëherë pyetja: Kush është ai që e shoqëron ish-banoren e BBVIP?
Por nuk ka vend për aludime romantike. Sipas informacionit që shoqëron postimin, mashkulli në krah të Brikenës është vëllai i saj. Dyshja kanë pozuar së bashku në një moment familjar, ndërsa Brikena shfaqet mjaft e lumtur pranë tij.
Pas eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Brikena vazhdon të jetë një nga ish-banoret që tërheq interesin e publikut edhe përtej formatit.




