Thursday, July 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Yll Limani surprizon nxënësit e muzikës, dhuron instrumente dhe pajisje për nxënësit

Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndërmarrë një nismë të veçantë në mbështetje të të rinjve që studiojnë muzikë në Prishtinë.

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, artisti ka dhuruar instrumente muzikore dhe pajisje ndriçimi për Sallën e Koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.

Kjo nismë synon të përmirësojë kushtet për nxënësit, si edhe për aktivitetet artistike që zhvillohen në këtë institucion.

Lajmin e bëri të ditur vetë Yll Limani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh i lumtur që ka mundësinë t’i kthejë muzikës një pjesë të asaj që ajo i ka dhënë gjatë karrierës së tij.

Artisti tha se shpreson që nga kjo sallë të lindin ëndrra të reja dhe muzikë e bukur, duke frymëzuar gjeneratat e ardhshme të artistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles