Tuesday, July 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Bashkëshortja e Shpat Kasapit falënderon publikisht Labinot Tahirin: Nuk kam fjalë, na ke mbështetur mua dhe Roelin

Bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht pas vendimit të Labinot Tahirit për të ndihmuar djalin e tyre, Roelin.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo i shprehu mirënjohjen e saj këngëtarit, duke e falënderuar për mbështetjen dhe respektin që ka treguar ndaj Shpatit si në kohën kur ishte gjallë, ashtu edhe pas ndarjes së tij nga jeta.

“@labinottahiriofficial të falënderoj shumë, mirënjohëse pa fund që e ke dashur dhe respektuar Shpatin sa ishte gjallë dhe tani na mbështet mua dhe Roelin. Nuk kam fjalë, sinqerisht…”, shkroi Selvija.

Reagimi i saj vjen pasi Labinot Tahiri njoftoi se do të ndajë 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për djalin e Shpat Kasapit, një gjest që është vlerësuar dhe përshëndetur gjerësisht nga publiku dhe kolegët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles