Tuesday, July 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Labi nuk e harron Shpat Kasapin, nis mbështetjen financiare për djalin e tij: Roeli nuk është vetëm

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë një gjest human në kujtim të mikut dhe kolegut të ndjerë, Shpat Kasapi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se nga ky sezon e tutje do të ndajë 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për djalin e Shpatit, Roelin. 

Tahiri ka bërë të ditur se kjo ndihmë do të vazhdojë për aq kohë sa ai do të jetë aktiv në skenë, duke theksuar se fondet do t’i dërgohen nënës së Roelit për të ndihmuar në mirëqenien dhe nevojat e tij. 

Në mesazhin e tij, Labi u bëri thirrje edhe artistëve dhe njerëzve vullnetmirë që ta mbështesin familjen e Shpat Kasapit jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të bukur për të nderuar kujtimin e artistit të ndjerë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles