Wednesday, July 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Edlira Çepani kujton me mall bashkëshortin e ndjerë në ditëlindjen e tij: Festofsh me engjëjt

Edlira Çepani ka prekur ndjekësit me një mesazh plot dashuri dhe mall, teksa ka kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi emocionues, ajo shprehet se ai ishte një nga ata njerëz të rrallë që linin gjurmë pozitive te kushdo që takonin në jetë.

“Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të të kujtojmë dhe do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë. Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falënderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë, derisa të ritakohemi sërish. We love you, Dada!”, ka shkruar ajo.

Mesazhi i Edlirës është pritur me shumë komente ngushëlluese dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët kanë ndarë dhimbjen dhe emocionin e këtij kujtimi të veçantë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles