Sunday, July 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

I mbani mend dy yjet e telenovelave? Mesazhi romantik i Sebastián Rullit për Angelique Boyer po bën xhiron e rrjetit

Dy nga emrat më të njohur të telenovelave latine, Sebastián Rulli dhe Angelique Boyer, kanë tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një moment të veçantë. Me rastin e ditëlindjes së aktores, Rulli publikoi një mesazh plot dashuri në rrjetet sociale, ku shprehu admirimin dhe mirënjohjen për partneren e tij.

“Gëzuar ditëlindjen, zemra ime! Sot festojmë jetën tënde, dritën tënde dhe gruan e mrekullueshme që je. E admiroj forcën, ndjeshmërinë dhe talentin tënd”, shkroi aktori, duke shtuar se i uron lumturi, dashuri dhe realizimin e të gjitha ëndrrave.

Mesazhi u shoqërua edhe me një fotografi të çiftit, i cili prej vitesh konsiderohet një nga më të dashurit në botën e telenovelave. Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët i uruan ditëlindjen Angelique Boyer dhe vlerësuan historinë e dashurisë së tyre.

Edhe pse shumë i konsiderojnë bashkëshortë, Sebastián Rulli dhe Angelique Boyer janë partnerë prej vitit 2014, por nuk janë martuar. Marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë një nga më të qëndrueshmet dhe më të ndjekurat në industrinë e argëtimit latin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles