Friday, July 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Getoar Selimi feston ditëlindjen, Marina Vjollca e uron me fjalë zemre: Ti je forca jonë!

Këngëtari i njohur Getoar Selimi feston sot ditëlindjen, ndërsa urimi më i bukur ka ardhur nga bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marina ka ndarë një foto të partnerit shoqëruar me një dedikim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen burrit dhe babait më të mirë! Ti je forca jonë! Mos e humb kurrë shpirtin tënd të çmendur dhe krijues. Tashmë e shoh të njëjtin shpirt të lirë e artistik që po shkëlqen edhe te Marget. Të duam më shumë sesa mund ta shprehin fjalët”, ka shkruar Marina.

Çifti, i cili prej vitesh është ndër më të dashurit për publikun, vazhdon të ndajë herë pas here momente nga jeta e tyre familjare, duke treguar lidhjen e fortë që i bashkon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles