Shfaqja e aktorit hollivudian, Johnny Depp, në sfilatën e re të Savage X Fenty duket se nuk është pritur aspak mirë nga fansat.
Ata kanë reaguar me zemërim në internet dhe kanë bërë thirrje për të bojkotuar markën e Rihanna-s.
Aktori 59-vjeçar, i cili prej pak kohësh ka përfunduar betejën e tij ligjore me ish-bashkëshorten, Amber Heard, tashmë ka e filmuar shfaqjen e tij që debuton në Prime Video të Amazon javën e ardhshme.

Edhe pse Depp nuk përmendet në materialet e shtypit apo në trailerin e klipit, pjesëmarrja e tij është konfirmuar drejtpërdrejt nga “CNN”.
As përfaqësuesit e Rihanna-s dhe as të Amazon-it nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për konfirmim në lidhje me vendimin për të zgjedhur Depp.
I përshkruar nga Amazon si një “ëndërr joshëse e etheve të modës”, edicioni i katërt i shfaqjes së mbushur me yje të labelit përmban performanca nga Anitta dhe Burna Boy, si dhe paraqitje nga Cara Delevingne, Simu Liu dhe ylli i TikTok, Bella Poarch.
Sapo u shfaq lajmi për përfshirjen e Depp, fansat filluan t’i bënin thirrje Rihannës që të hiqte skenat e tij./beautyfairalbania.al

