Bëni “mashallah” kur të shikoni super çiftin që ju ka shpëtuar deri tani

0
208

 

Me siguri kjo foto do ju bëjë të mendoni: “Sa çift i bukur”. Dhe po, e kemi fjalën për Beniada Nishanin dhe Blerti Hajdari.
Nëse do të shikoni me vëmendje në llogarinë e Blertit, ndër të paktat foto që numëron, është ajo me yllin e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Beniadën, e cila ra në sy për çiltërsinë dhe sinqeritetin e saj.

Modelja dhe komentatori i “Proçesit sportiv” duket se janë njohur gjatë bashkëpunimit të këtij formati, ku Beniada u bë pjesë pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ndonëse edhe brenda “Big Brother Vip” Beniada ka pasur disa ngacmime pasi tërhoqi vëmendjen dhe bëri për vete këdo, duket se fatlumi ka qenë duke e pritur përtej asaj eksperience./beautyfairalbani.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here