Ish-banorja e njohur e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po bëhet nënë për herë të parë.
Juli po përjeton periudhën më të bukur të jetës së saj, duke qenë në një pritje të ëmbël që po e mban me shumë diskreticion dhe larg syrit të publikut.
Megjithatë, ajo nuk ka shpëtuar pa u vënë re gjatë fundjavës në “Alba Festival” në Zvicër.
Siç shihet edhe në fotografinë ekskluzive të siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, Juli është në ambientet e festivalit e veshur me të zeza, ku barku i saj i rrumbullakosur tashmë duket qartë.






