Wednesday, June 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U hoqën nga Instagrami, Olta flet për Leonora Jakupin: Është një zonjë, një grua shumë e mençur

Në eventin e Taynës në Prizren për albumin “Genesis” nuk ka munguar as Olta Gixhari.

Ish-opinionistja e Big Brother Kosova në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ka folur rreth këtij formati nëse do të jetë sërish.

Ajo është pyetur edhe për Leonora Jakupin, me të cilën ka qenë së bashku në edicion të katërt, por që pas mbarimit u hoqën nga rrjetet sociale.

Kjo ka lënë të kuptohet që nuk ka raport të mirë mes tyre dhe se miqësia ka marrë fund.

Megjithatë, Olta nuk ka hezituar të flasë për të e ka dhënë lëvdata të mëdha.

“Patjetër që do të doja një sezon me Leonorën. është një zonjë, një grua shumë e mençur, një grua shumë e fortë dhe një artiste shumë e mirë”, u shpreh ajo.

Më pas me ironi shtoi rreth pjesës së Instagramit, asaj që nuk ndiqen: “Nuk jemi follow ne, jo nuk e besoj, s’e besoj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles