Wednesday, June 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Policia hodhi ujë mbi fëmijët në protestë, reagon Kiara Tito: Qytetarët meritojnë të dëgjohen dhe të respektohen

Moderatorja dhe influencerja shqiptare Kiara Tito ka reaguar publikisht për protestat e zhvilluara në Tiranë në lidhje me çështjen e Zvernecit. Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo u shpreh se kishte zgjedhur të mos reagonte menjëherë, pasi sipas saj kishte preferuar të dëgjonte dhe të kuptonte më shumë përpara se të fliste.

“Kur zgjedh të them diçka, e bëj sepse e ndjej, jo sepse e kërkon algoritmi apo opinioni i ditës”, shkruan Kiara në reagimin e saj.

Ajo theksoi gjithashtu se heshtja nuk do të thotë mungesë qëndrimi dhe bëri thirrje që vëmendja të përqendrohet tek thelbi i problemit dhe jo tek teoritë konspirative apo debatet në rrjet.

Në një tjetër postim, Kiara u shpreh në mbështetje të qytetarëve që protestuan në Tiranë:

“Kur qindra familje, të rinj, të moshuar dhe fëmijë dalin të shprehin një shqetësim, minimumi që meriton çdo shoqëri është t’i dëgjojë dhe t’i respektojë.”

Në fund, ajo shtoi se shpreson që e vërteta të dalë në dritë dhe institucionet të bëjnë detyrën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles