Sara Hoxha duket se i ka paraprirë çdo thashethemi rreth një shtatzënie të mundshme. Teksa ndau një foto në InstaStory ku shihet me barkun paksa të fryrë, ajo sqaroi menjëherë se bëhet fjalë vetëm për fryrje barku dhe jo për pritje të ëmbël.
“KAM NJË FRYRJE ANORMALE KËTO DITË. Aman mos na nxirrni shtatzënë! Na lini të flasim rehat me ndjekësit tanë të dashur,” shkroi ajo me humor, duke i mbyllur kështu çdo interpretim që mund të lindte nga ndjekësit në rrjet.






