Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një e vërtetë për Indrin që s’e dimë?! Malbora Gurra paralajmëron “bombën” për finale

Menjëherë pas letrës ku Indri i dha fund lidhjes me Vanesën në transmetim direkt, ka ardhur një reagim i papritur dhe i koduar nga një tjetër ish-konkurrente e spektaklit, Malbora Gurra.

Ka qenë Meridian Ramçaj ai që ka trazuar ujërat përmes një postimi në Instagram.
Ai ka etiketuar drejtpërdrejt Malborën duke e pyetur:

“Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”. Përgjigjja e Malborës nuk ka vonuar, duke rishpërndarë postimin me një shënim që ngre dyshime të forta: “…Arkiv për finale!!”, shoqëruar me pikëçuditëse.

Ky reagim i Malborës vjen ekzaktësisht në momentin kur Indri është në qendër të kritikave pas vendimit për t’u ndarë nga Vanesa përmes një letre. Deklarata e saj se po ruan materiale (foto ose video) për natën finale ka ndezur rrjetin, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i Indrit në “Ferma VIP” mund të goditet fort nga sekretet që mund të dalin së shpejti në dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles