Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

E ëma e Adionit feston sot ditëlindjen, Ola e uron publikisht: Festofsh 100 të tjera pranë nesh!

Në një ditë të veçantë për familjen e partnerit të saj, Ola ka zgjedhur të bëjë publik një urim të ndjerë për nënën e Adionit, e cila feston ditëlindjen.

Krahas një fotografie të realizuar gjatë takimit të tyre të parë, Ola ka ndarë disa fjalë plot dashuri dhe respekt për vjehrrën e saj:

“Urime ditëlindjen! @badelinapuka
Festofsh 100 të tjera pranë nesh! ♥️”

Urimi është shoqëruar me një foto të veçantë nga dasma e vëllait të Adionit në Gjakovë, aty ku Ola dhe nëna e partnerit të saj u takuan për herë të parë. Momenti duket se ruan ende një domethënie të veçantë për to, ndërsa ndjekësit kanë reaguar me komente pozitive për raportin e afërt mes nuses dhe vjehrrës.

Ndërkohë, Ola dhe Adi po shijojnë një periudhë shumë të bukur pranë njëri-tjetrit, pasi familjet e tyre tashmë kanë dhënë bekimin për lidhjen që nisi gjatë eksperiencës së tyre në Ferma VIP. Historia e tyre e dashurisë, e cila lindi para publikut, duket se po forcohet çdo ditë e më shumë edhe jashtë kamerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles