Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberije Hadergjonaj, ka emocionuar ndjekësit me një dedikim prekës për shoqen e saj të ndjerë, Donikën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka folur sërish për dhimbjen e madhe që ka lënë pas humbja e saj, duke e përshkruar si “një engjëll në tokë”.
Në fjalët e saj plot ndjenjë, Alberija shprehet se Donika la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që e njohën dhe se ajo ndryshoi jetën e shumë njerëzve me dashurinë dhe zemrën e saj të madhe.
“Zemra ime ti, që na i këpute zemrat të gjithëve… Pushofsh në paqe o shpirt i bardhë”, shkruan këngëtarja mes lotësh dhe emocionesh.
Postimi është shoqëruar me mesazhe prekëse edhe për familjarët e Donikës, ku Alberija ka vlerësuar forcën dhe dashurinë që ata po tregojnë në këto momente të vështira. Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente ngushëllimi dhe mbështetje për artisten dhe familjen e të ndjerës.





