Mbrëmja e fundit ka qenë e mbushur me buzëqeshje dhe atmosferë të ngrohtë për Brikenën, e cila ka ndarë një moment të veçantë pranë dy personave të saj më të preferuar. Në një ambient elegant dhe plot pozitivitet, ajo ka darkuar me njeriun e zemrës së saj, Mateon, si dhe me mikun e tyre, Kristin.
Fotoja e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji zemrash. “Me dy personat e mi të preferuar”, ka shkruar Brikena krahas postimit, duke treguar afërsinë dhe raportin e veçantë që ka me ta.
Mesa duket, trio po shijon momente shumë të bukura së bashku.




